Detajet bëjnë diferencën
Rreth Rixhi Electro
Rixhi Electro është një biznes i specializuar në zgjidhjet elektrike, elektronike dhe teknologjike, me mbi 10 vite eksperiencë në këtë fushë.
Ne ofrojmë produkte, instalime, diagnostikim dhe shërbime teknike, duke u fokusuar te cilësia, besueshmëria dhe zgjidhjet praktike për çdo klient.
Ne ofrojmë produkte dhe shërbime profesionale, me fokus te cilësia, siguria dhe teknologjia moderne.

Përvoja jonë
Me mbi 10 vite përvojë në fushën elektrike dhe elektronike, kemi realizuar instalime për shtëpi, biznese dhe objekte industriale. Nga panelet elektrike dhe sistemet e energjisë, te kondicionerët, kamerat e sigurisë dhe alarmet, çdo punë kryhet sipas standardeve teknike dhe kërkesave të klientit.
Falë njohurive teknike, përdorimit të teknologjive moderne dhe kujdesit për detajet, ofrojmë zgjidhje që funksionojnë mirë dhe zgjasin në kohë. Korrektësia dhe besueshmëria janë vlerat që e karakterizojnë punën tonë.

Objektivi ynë
Objektivi ynë është të krijojmë marrëdhënie afatgjata me klientët tanë, duke ofruar zgjidhje që tejkalojnë pritshmëritë. Çdo punë jona bazohet në tre shtylla kryesore: cilësi, siguri dhe besueshmëri.
E kuptojmë rëndësinë e kohës dhe të kostos për klientët tanë. Prandaj ofrojmë konsulencë të personalizuar, diagnostikim dhe asistencë teknike edhe pas instalimit.
Siguria dhe komforti fillojnë me Rixhi Electro
Ne kujdesemi që shtëpia dhe biznesi juaj të jenë të sigurt, komodë dhe me teknologji moderne. Zbuloni produktet dhe shërbimet tona të instalimit, mirëmbajtjes dhe servisit.
Shiko produktet